Zyrtare: Milani e shpalos fanellën e re për sezonin 2021/2022

  • S.A /
  • 11 May 2021 - 11:38
Zyrtare: Milani e shpalos fanellën e re për sezonin 2021/2022

Milani e ka shpalosur fanellën e re Puma për sezonin 2021/22, me të cilën kuqezinjtë do t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas.

Puma dhe Milan kanë bashkëpunuar me tri universitete të modës dhe dizajnit për ta bërë fanellën e parë për sezonin e ri, Ajo do t’i ketë vijat tradicionale kuqezi me jakë në formë të shkronjës “v”.

“T’i vesh ngjyrat kuqezi çdo ditë më jep krenari të jashtëzakonshme”, ka thënë kapiteni Alessio Romagnoli.

“Fanella e re duket vërtet moderne dhe mund ta shihni nga ku vjen frymëzimi nga vijat”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )