Koeman reagon i dëshpëruar pas një dështimi tjetër të Barcelonës në garë për titull

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 08:44
 Koeman  reagon i dëshpëruar pas një dështimi tjetër të Barcelonës në garë për titull

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka marrë përgjegjësinë për barazimin dëshpërues 3:3 të skuadrës së tij kundër Levantes të martën, i cili praktikisht e lë jashtë garës për titull në La Liga. Barça e çoi dëm një epërsi të hershme prej dy golave dhe pastaj një epërsi tjetër prej një goli më vonë, duke e marrë vetëm një pikë që nuk do t’i mjaftojë në garë për titull. Ky barazim nënkupton se Barça ngel një pikë mbrapa liderit, Atletico Madrid, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Koemanit. “Si trajner unë jam më së shumti përgjegjës”, tha Koeman pas barazimit dëshpërues.

“E pyes veten se çfarë bëmë në pushimin mes pjesëve, sepse ne biseduam për ta vazhduar intensitetin dhe për t’i përmirësuar gjërat në mbrojtje. Kjo nuk ndodhi në pjesën e dytë. Ne e ulëm intensitetin”, shtoi ai.

“Tani duhet të përgatitemi për dy ndeshjet e fundit dhe për sezonin e ardhshëm. Por se pari duhet ta tejkalojmë këtë barazim, gjë që do të jetë e vështirë”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )