Vjen paralajmërimi serioz: Syçelëti dhe kujdes!

Vjen paralajmërimi serioz: Syçelëti dhe kujdes!

Gani Qarri

  • 12 May 2021 - 07:17

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Qeveria e re e sapoardhur në pushtet duhet të jetë tepër e kujdesshme dhe urgjentisht ta përdor çdo formë të lejuar ligjore për të parandaluar sa nuk është bërë vonë, çfarëdo përpjekje për destabilizim të vendit, që mundë të vije edhe nga financimi i rrezikshëm i lobit serbo-ruso brenda partive dhe institucioneve të pa spastruara të vendit, akte të cilat, pas dështimit të ndarjes së vendit sipas projekteve të treshes famëkeqe Thaçi, Rama Vuçiq, kanë për qëllim shkatërrimin total të shtetit të Kosovës, qoftë edhe duke u thirrur në emër të 'patriotizmit dhe manipuluar me vlerat e UÇK-së, nga ata të cilët pas rivendosjes së rendit dhe të ligjit, pritet të dënohen për zhvatje, korrupsion e krim të organizua, deri te vrasjet e plagosjet e pasqaruara dhe tradhtitë e formave më të larta kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, për më tepër se dy dekada me radhë, në këtë vend.

Fakti që në hetimin e organizatës BIRN, u zbulua se pas kërkesës publike të Hashim Thaçit drejtuar ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, me urdhër të tij, Dhurata Hoxha ish këshilltare e Hashim Thaçit dhe ministre e PDK-së për Integrime Evropiane në qeverinë e udhëhequr nga ish kryeministri i atëhershëm i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, kishte angazhuar edhe një firmë të fuqishme franceze, si ajo "Majorelle PR & Events" duke e paguar edhe me mbi 168 mijë euro para të thata të taksapaguesve të varfër të Kosovës, për të promovuar në botë, ndarjen e Kosovës, nuk po i lë askund të qeta partitë e krimit të organizuar, nga frika e afrimit të momentit për dhënie përgjegjësie para ligjit.

Për aq më keq partitë e kriminalizuara, për dy dekada të qëndrimit në pushtet, nuk lejuan asnjëherë ngritjen e padisë për krime lufte dhe gjenocid kundër Serbisë, si dhe ndaluan për mbi 21 vite edhe trajtimin e padive private të shqiptarëve në gjykatat e Kosovës, duke i detyruar familjarët e shumëvuajtur të të vrarëve dhe të kidnapuarve shqiptar, që tu drejtohen gjykatave në Serbi, sikur Kosova edhe pas çlirimit me luftë, të ishte pjesë e Serbisë.

Ndaj pas paralajmërimit nga Qeveria e re, për ngritjen e padisë kundër shtetit okupator serb,për gjenocid dhe krime lufte të shkaktuara ndaj shqiptarëve në Kosovë, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, futjes së VETTING-ut në polici, prokurori e gjyqësi, si dhe ligjit në programin qeverisës për konfiskimit të pasurisë së grumbulluar me zhvatje e hajni dhe metoda tjera të kundërligjshme, i ka nxjerr tërësisht nga kontrolli partitë e kriminalizuara dhe vënë ato nën presion të madh, tani kur më nuk janë në pushtet dhe qytetarët me votën e vet të lirë, i dërguan përfundimisht në opozitë, prej nga nuk mund ti shmangen më veprimit të ligjit.

Kështu që vetëm tani, po shihet publikisht se ato gjithmonë kanë qenë nën diktatin e Aleksandër Vuçiqit dhe janë të dirigjuara edhe sot nga Serbia, ndaj dhe nuk po pushojnë përpjekjet e paskrupullta për shkatërrimin total të shtetit të Kosovës, në mënyrë që të mos zbulohen të gjitha bëmat e tyre tradhtare dhe korruptivo-kriminale, zbardhja dhe publikimi i të cilave, mund ti habisë dhe lë pa mend shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Kështu që vetëm paralajmërimi i ngritjes së padisë nga Qeveria Kurti për gjenocid dhe krime lufte, kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, padi të cilën e kanë penguar për mbi 21 vite me radhë partitë e inkriminuara dhe qeveritë e kaluara korruptive në krye me Hashim Thaçin, kanë bërë që opozita aktuale si përgjegjësi-mbajtëse kryesore për të gjitha aventurat më të rrezikshme kundër sigurisë së qytetarëve dhe ekzistencës së shtetit të Kosovës, të mos mund të përmbahen më, dhe të reagojnë pa asnjë kontroll dhe në mënyrat më brutale.

Kjo për faktin e njohur se vet këshilltarja e Hashim Thaçit dhe ministre e PDK-së, për Integrimin Evropian në Qeverinë e PAN-it, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Dhurata Hoxha qysh në vitin 2018,menjëherë pas kërkesës së Thaçit për ndarjen e Kosovës, kishte lidhur një kontratë, me firmën franceze "Majorelle PR & Events" të cilën e përsëriti edhe me 2019 dhe i pagoi asaj hiq më pak se mbi 168 mijë euro para të taksapaguesve të varfër kosovar, për promovimin e ndarjes së Kosovës në botë, si dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë, për të cilat tanimë qytetarët kërkojnë vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Madje të gjitha këto akte tradhtare, edhe sot janë mbështetura publikisht nga partitë e kriminalizuara të cilat pas rënies nga pushteti, kanë filluar ti frikësohen me të madhe dhënies së përgjegjësisë, ndaj dhe po përpiqen për ta tensionuar sa më shumë situatën në vend dhe shkatërruar çdo gjë, që u del përpara, e pengon ato për zhvillimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa të cilat, kanë frikë se nuk mund të mbijetojnë.

Dhe vet tendenca e paparë agresive nga ana e subjekteve politike të opozitës, sidomos partive të ashtuquajtura të krahut të luftës, si PDK dhe AAK, që për emërues të përbashkët të krijimit kanë strukturat komanduese të SHIK-ut ilegal, pa përjashtuar këtu edhe infiltrimin e shërbimeve të huaja si ato sekrete serbo-ruse, paraqet rrezik të madh për destabilizimin e shtetit, mu në periudhë më delikate, kur Kosova është në parapërgatitjen e padisë kundër shtetit serb, për gjenocid e krime të luftës si dhe rifillimin e procesit të dialogut me Serbinë okupatore.

Reagimet e tilla ekstreme të opozitës kosovare, mund të kualifikohen edhe si veprime armiqësore me energji anti kombëtare e anti-shtetërore dhe tendencë e hapur për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Sulmet e këtij lloji ndaj Qeverisë Kurti, pa asnjë arsye të vetme bindëse, janë paralajmërimi më serioz se kjo opozitë, është e frymëzuar me energji armiqësore dhe po kërkon me çdo mjet dhe kusht që të destabilizohet shteti i Kosovës, për të mbuluar të këqijat që për më tepër se dy dekada, i kanë bërë këtij vendi dhe justifikuar akte korruptive e kriminale mbi 21 vitet e kaluara, që me keq qeverisjen e tyre, qëllimisht ia shkaktuan Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke ia humbur çdo perspektivë dhe izoluar shtetin nga e gjithë bota.

Përdorimi i mjeteve më të papranueshme anti-demokratike dhe mënyrat kundërligjore të kërcënimeve, për të mbajtur pezull punën dhe aktivitetin e Qeverisë së re, dëshmon se partitë e kriminalizuara, përfundimisht kanë zgjedhur destabilizimin e vendit, për t’i ikur përgjegjësisë që së shpejti pritet të godas mbi ta dhe shpëtuar bëmave të veta kriminalo-mafioze në dy dekadat e kaluara, për të cilat, ato nuk i lanë sot, as deti.

Qeveria e re e sapoardhur në pushtet duhet të jetë tepër e kujdesshme dhe urgjentisht ta përdor çdo formë të lejuar ligjore për të parandaluar sa nuk është bërë vonë, çfarëdo përpjekje për destabilizim të vendit, që mundë të vije edhe nga financimi i rrezikshëm i lobit serbo-ruso brenda partive dhe institucioneve të pa spastruara të vendit, akte të cilat, pas dështimit të ndarjes së vendit sipas projekteve të treshes famëkeqe Thaçi, Rama Vuçiq, kanë për qëllim shkatërrimin total të shtetit të Kosovës, qoftë edhe duke u thirrur në emër të 'patriotizmit dhe manipuluar me vlerat e UÇK-së, nga ata të cilët pas rivendosjes së rendit dhe të ligjit, pritet të dënohen për zhvatje, korrupsion e krim të organizua, deri te vrasjet e plagosjet e pasqaruara dhe tradhtitë e formave më të larta kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, për më tepër se dy dekada me radhë, në këtë vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".