Guardiola: Ky ishte titulli më i vështirë në karrierën time

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 13:13
Guardiola: Ky ishte titulli më i vështirë në karrierën time

Pep Guardiola e ka përshkruar fitimin e titullit të Premierligës nga Manchester City gjatë pandemisë së koronavirusit si më të vështirin në karrierën e tij. Humbja e Manchester Unitedit 2:1 ndaj Leicester City të martën i mjaftoi Cityt ta fitojë titullin në Premierligë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të sezonit. Ishte një sezon i paparashikueshëm, sepse skuadra e Guardiolës ishte në vendin e 11-të në tabelën e Premierligës pas një humbjeje 2:0 kundër Tottenhamit më 11 nëntor dhe në fund ia doli ta fitojë titullin me tri ndeshje të mbetura.

Trajneri spanjoll thotë se ky sezon ka qenë si asnjë tjetër më parë. “Ky ka qenë një sezon dhe një titull në Premierligë si asnjë tjetër. Ky ishte më i vështiri”, tha Guardiola. “Ne do ta mbajmë në mend këtë sezon gjithmonë, për mënyrën sesi e fituam titullin. Jam shumë krenar që jam trajner këtu dhe trajner i këtij grupi lojtarësh. Ata janë të veçantë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )