Operohet Mevlan Zeka, rikthehet pas 6 javësh

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 14:37
Operohet Mevlan Zeka, rikthehet pas 6 javësh

Sulmuesi gjakovar i Ballkanit po vuante qe një kohë nga një lëndim i pësuar në krahë. Ai pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm. Futbollisti Mevlan Zeka i është nënshtruar një intervenimit kirurgjik.

Sulmuesi i Ballkanit qe një kohë ishte ankuar për dhimbje të krahut, pas një lëndimi që e kishte pësuar në ndeshje me Arbërinë. Dhe, tash futbollisti gjakovar vendosi që të operohet. Siç njofton klubi i tij, Ballkani, gjithçka ka shkuar mirë sa i përket operimit.

(Kosova Sot Online )