Ferran Torres thyen rekordin e Leo Messit pas het-trikut në Premierligë

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 10:26
Ferran Torres thyen rekordin e Leo Messit pas het-trikut në Premierligë

Torres theu rekordin e Messit dhe tani është lojtari më i ri nën urdhëratë e Guardiolës që shënon het-trik në një ndeshje. Ferran Torres ka shkëlqyer në fitoren 4-3 të Manchester City ndaj Newcastle United. Sulmuesi spanjoll arriti të realizojë het-trikun e parë me fanellën e klubit anglez dhe theu një rekord 11-vjeçar. Ai u bë lojtari më i ri nën drejtimin e Pep Guardiolës që shënon tre gola në një ndeshje. Këtë rekord e mbante Lionel Messi që e vendosi 11 vite me parë te Barcelona me Guardiolën. 

Messi ishte 200 vjeçar e 200 ditë kur e arriti rekordin me het-trikun e shënuar në fitoren 5-0 të Barcelonës së Guardiolës ndaj Tenerifes më 2010. Pas 11 vjetësh, Torres e theu atë duke qenë 125 ditë më i ri se që ishte Messi, të tre golat i shënoi brenda 25 minutave.

(Kosova Sot Online )