Grupi parlamentar i VETËVENDOSJES dhe Qeveria Kurti e kanë mundësinë ta miratojne ligjin që ndalon monopolin e Devollëve në homologimin e veturave!

Grupi parlamentar i VETËVENDOSJES dhe Qeveria Kurti e kanë mundësinë ta miratojne ligjin që ndalon monopolin e Devollëve në homologimin e veturave!
Grupi parlamentar i VETËVENDOSJES dhe Qeveria Kurti e kanë mundësinë ta miratojne ligjin që ndalon monopolin e Devollëve në homologimin e veturave!

Dardan Grapci

  • 15 May 2021 - 08:53

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Çdo gjë e ka kohën e vetë, prandaj edhe nisma legjislative e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ndryshimin e Ligjit Automjete, me të cilin i jepet fund monopolit të Devollëve në homologimin e veturave , e cila nismë nuk kaloi gjatë vitit të kaluar në Kuvend si pasojë e sjelljes diletante e deri edhe kriminale të lidhur me krimin e korrupsionin, nga shumica e subjekteve politike parlamentare , duhet të ri-aktivizohet tash në këtë mandat të ri parlamentar dhe të qeverisë Kurti2.

-Tash VV-ja i ko votat në Kuvend dhe e ka Qeverinë që ja jep Ligjit për Automjete “licencën” për zbatim. Monopoli i kundërligjshëm i Devollëve ka zgjatur tepër shumë, dhe tash është momenti më i duhur, mundësia më e lehtë që më në fund të ndërprerët njëherë e përgjithmonë monopoli i homologimit të veturave nga kompania EURO-LAB. Edhe pse peticioni i 10 mijë qytetareve të cilët e kanë nënshkruar atë duhej të merrej parasysh në mandatin e kaluar, shumica e bllokoi pakicën për inat. Nisma duhet të del si formë propozimi edhe tash nga LVV-ja duke pasur parasysh që Qeveri Kurti e ka më lehtë ta mbështesë atë, me të cilën mbështetje ju jep të drejtë deputetëve të votojnë pro ndërprerjes së këtij monopoli shumë-vjeçar që po ndodhë në Kosovë.

Gjithashtu çmimi për homologim i cili 125 euro duhet te lirohet si dhe veturat e reja qe hyjnë ne Kosove te mos e bëjnë edhe njëherë homologimin, ndryshe veturat e vjetra te viteve 2007 e poshtë te mos kenë te drejtën te homologohen apo regjistrohen ne Kosove, për shkak se veturat e vjetra janë ato qe e ndotin ajrin ne vend. Prandaj zhvatja duhet te ndalohet urgjentisht si dhe qytetaret te kenë te drejtën ta bëjnë kontrollimin teknik te veturave me një shume me te ulte se 100 euro.

Ne qoftë se ndodhe e kundërta dhe Kuvendi nuk e voton riaktivizimin e kësaj nisme legjislative, atëherë Qeveria e Kosovës duhet ti jap te drejtën edhe kompanive te tjera licencën për homologim te veturave ne Kosove.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".