Koeman dëshiron të vazhdojë, Zidane sërish jep sinjale largimi

  • S.A /
  • 15 maj 2021 - 14:26
Koeman dëshiron të vazhdojë, Zidane sërish jep sinjale largimi

Koeman dëshiron të vazhdojë, Zidane sërish jep sinjale largimi

Të dielën do të luhen të gjitha ndeshjet e LaLigës në të njëjtën kohë, xhiro e 37 për sezonin 2021/22.

Para ndeshjeve, kanë dalë në konferencë për media Ronald Komena dhe Zinedine Zidane.

Që të dy janë pyetur për të ardhmen e tyre si në Barcelonë, ashtu edhe në Real Madrid.

Koeman e thotë haptazi se dëshiron të vazhdojë, dëshiron të qëndrojë te Barça dhe të ndërtojë skuadër garuese; ‘Dua të vazhdoj’. Në anën tjetër, enigmatik mbetet Zinedine Zidane.

Ai sërish tha se çdo klub ka nevojë për ndryshime një ditë, duke dhënë të tjera sinjale se ndoshta mund të largohet në fund të sezonit, pasi refuzon të flas nëse do të qëndrojë.

Të dielën luhet për La Ligën, pasi diferenca mes tri të parave është; Atletico 80, Reali 78 dhe Barcelona 76. 

(Kosova Sot Online  )