Suarez s’duron më: “I tregova Barcelonës se ende s’kam mbaruar”

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 16:06
 Suarez s’duron më: “I tregova Barcelonës se ende s’kam mbaruar”

Në këtë sezon Luis Suarez u ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve.

Paraqitjet e sulmuesit uruguaian kanë qenë thjeshtë fenomale dhe falë edhe formës së shkëlqyer që ka shfaqur Suarez në këtë edicion me Los Colchoneros, skuadra e Diego Simeones po shkon drejt fitimit të titullit të 11-të në historinë e klubit.

Në verën e vitit 2020, Barcelona e largoi atë kinse s’ka çfarë t’i japë me klubit, por ai ka treguar të kundërtën.

“Vitin e shkuar kam marrë shumë kritika dhe thoshin për mua se nuk isha në gjendje të garoja për kompeticione të rëndësishme, ose se te Barcelona nuk mund të tregoja një nivel të lartë”, u shpreh Suarez.

“Dhe kjo krijoi një sfidë për mua në nivelin individual që më bëri të tregoj nivelin tim të vërtetë te Atletico Madrid, u tregova të gjithëve që nuk jam i mbaruar siç mendonin disa”. Suarez ka shënuar 19 gola këtë edicion në La Liga, kjo tregon më së miri se përse Atletico është lider dhe vetëm dy finale larg titullit të 11 në Spanjë.

(Kosova Sot Online)