“Do të na vrasin!” Nadali i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër Djokovicit

  • S.A /
  • 17 May 2021 - 16:10
“Do të na vrasin!” Nadali i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër Djokovicit

Rafael Nadali u tërbua pasi e përjetoi një rrëzim të dhimbshëm në tokë gjatë triumfit kundër serbit Novak Djokovic në Italian Open të dielën. Nadal, numri 3 i botës nga Spanja, vrapoi për ta zënë një top në përpjekje për ta bërë një goditje përreth rrjetës së fushës kundër rivalit të vet serb në setin e parë të finales. Por menjëherë pasi e goditi topin, ai mori në thua në njërën prej vijave të fushës dhe u rrokullis në baltë. I mbuluar në dhe të kuq, Nadal kërceu dhe i bërtiti gjyqtarit Carlos Bernardes: “E pabesueshme, këto vija… do ta na vrasin në fund”.

 

Nadal – i cili e fitoi finalen 2:1 me sete, 7-5 1-6 6-3 – përjetoi një të carë në gju por ishte padyshim mirënjohës që rrëzimi nuk i shkaktoi dëme më të mëdha. Grand slami French Open, ku spanjolli është 13 herë kampion, nis në fund të këtij muaji. Nëse ai e fitoi titullin këtë vit në kryeqytetin spanjoll, atëherë do ta kalojë Roger Federerin si tenisti më i suksesshëm në grand slams, me 21 tituj.

(Kosova Sot Online )