Lexoni edhe:
Dështon meçi historik mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt
Real Madridi është klubi më markën më të vlefshme të futbollit në botë, para Barcelonës dhe Manchester Unitedit, sipas një studimi të ri. Ky është viti i tretë radhazi që Real Madridi e kryeson listën e klubeve më markën më të vlefshme të futbollit në botë.
Dështon meçi historik mes Anthony Joshuas dhe Tyson FurytLexoni edhe:
Vlera e markës së Real Madridit është 1 miliard e 276 milionë euro. Klubi i Barcelonës kap vlerën 1 miliard e 266 milionë euro. Në top pesëshe me vlerën mbi 1 miliard euro janë edhe klubet si Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich. Ndërsa pjesa e dytë e top dhjetëshes përbëhet nga Liverpooli, PSG-ja, Chelsea, Tottenhami dhe Arsenali. Në top dhjetëshe nuk është asnjë klub italian dhe ajo mbizotërohet nga klubet angleze. Studimi u bë nga Brand Finance me titullin “Football 50 2021”. Ndër arsyet kryesore pse Real Madridi është markë kaq e vlefshme, sipas studimit, është fakti se klubi spanjoll ka qenë tejet i suksesshëm në Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit.
(Kosova Sot Online )