Pamje: Guardiola e feston titullin duke kënduar dhe duke thithur cigare

  • S.A /
  • 18 May 2021 - 10:05
Pamje: Guardiola e feston titullin duke kënduar dhe duke thithur cigare

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e festoi të hënën titullin e kampionit në Premierligë duke e shijuar cigaren derisa po këndonte i lumtur. Guardiola e fitoi titullin në Premierligë për herë të tretë me Cityn këtë sezon dhe e shijoi festën e titullit si asnjëherë më parë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich shihet duke u dëfryer dhe duke e shijuar skajshmërisht festën e titullit.

Derisa po thithte cigaren, Guardiola e këndoi këngën “Don’t Look Back in Anger” nga grupi i Mançesterit, Oasis.

Festa e spanjollit mund të zgjasë shumë këtë verë, pasi Manchester City është buzë fitimit të tripletës.

Pasi e fitoi kupën e ligës dhe Premierligën, City mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve në finalen e 29 majit, kur të përballet me Chelsean në Porto. 

 

(Kosova Sot Online )