
Lexoni edhe:
Lewandowski e preferon Barcelonën
Të dielën përfundon edicioni në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina është shpallur kampione një xhiro para fundit, duke e rikthyer trofeun në kryeqytet pas tetë viteve.
Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë filluar stolisjen e kryeqytetit duke u bërë gati për festën e titullit. Ata kanë vendosur flamuj nëpër rrugë duke u përgatitur për festën e madhe të dielën.
Në pamundësi për të qenë në stadium për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, “Plisat” do të organizojnë festë në sheshet e kryeqytetit pas ndeshjes së Prishtinës me Ballkanin.
Lewandowski e preferon BarcelonënLexoni edhe:
Ata kanë marrë leje dhe organizimi do të jetë në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.
Një autobus i hapur do të parakalojë me lojtarët e Prishtinës dhe me trofeun e fituar në mes të tifozëve të mbledhur në sheshet kryesore të kryeqytetit.
(Kosova Sot Online )