Sot zhvillohet turneu kualifikues në 3×3

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 09:58
Sot zhvillohet turneu kualifikues në 3×3

Turneu kualifikues në 3×3 basketboll do të zhvillohet sot (e shtunë). Nga ora 10:00 do të bëhet konfirmimi i ekipeve në konkurrencën e meshkujve, derisa garat te meshkujt fillojnë nga ora 10:30. Ndërkohë, te femrat, konfirmimi i ekipeve bëhet nga ora 13:00, ndërsa garat te femrat fillojnë nga ora 14:00.

Ekipet pjesëmarrëse duhet të respektojnë orarin e garave. Ekipet fituese në kategoritë përkatëse do të përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës, që do të marrë pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup 2021, që sivjet zhvillohen në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

(Kosova Sot Online )