Sot shpallet kampioni në La Liga, Reali apo Atletico?

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 10:31
Sot shpallet kampioni në La Liga, Reali apo Atletico?

Sot do të bëhet i ditur kampioni i La Ligës. Dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico do të luftojnë deri në sekondat e fundit për titullin e kampionit.

Aktualisht, Atletico Madridi gjendet në vendin e parë me 83 pikë, dy më pak se Real Madridi.

Atletico Madridi duhet ta fitojë ndeshjen e fundit ndaj Valladolidit për ta siguruar titullin e kampionit, kurse fati i Real Madridit varet nga rezultati i Atleticos.

Megjithatë, Valladolidit i nevojitet fitorja për të shpëtuar nga rënia në ligën e dytë.

“Los Blancos” përballen me Villarealin dhe duhet të fitojnë patjetër, por duhet të luten që Atletico në anën tjetër të barazojë ose të humbasë.

Por, Villareali po lufton për njërin nga dy vendet që dërgojnë në Evropa Ligë dhe nuk do të jetë “kafshatë” e lehtë për madrilenët.

Barcelona i ka humbur të gjitha gjasat dhe do të luajë sa për prestigj, pasi që e ka të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )