Lexoni edhe:
Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian
Kombëtarja e Kosovës U21 do ta fillojë grumbullimin për ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, të martën, më 25 maj.
Përzgjedhësi Michael Nees e ka ndarë këtë grumbullim në dy faza.
Në fazën e parë, prej 25 maj deri më 29 maj janë të ftuar 31 futbollistë dhe kjo fazë do të shërbejë si paraselektim.
Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në EvropianLexoni edhe:
Më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, të cilët do të jenë në grumbullim në fazën e dytë prej 31 majit, teksa ndeshja kualifikuese me Andorrën U21 zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.
Stërvitjen e parë Kombëtarja U21 do ta zhvillojë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.
(Kosova Sot Online )