Mbappe flet për të ardhmen, jep lajmin dëshpërues për Real Madridin

  • S.A /
  • 24 May 2021 - 11:49
Mbappe flet për të ardhmen, jep lajmin dëshpërues për Real Madridin

Kylian Mbappe ka këmbëngulur se është i lumtur në Paris Saint-Germain, klub për të cilin beson se zotëron çdo mjet për t’i ndihmuar atij t’i fitojë trofetë me të mëdhenj.

Sulmuesi francez e ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen me PSG-në dhe kjo i ka nxitur dukshëm thashethemet se ai mund t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Mbappe shënoi gol në fitoren e PSG-së në ditën e fundit të sezonit në Ligue 1, e cila ishte e pamjaftueshëm për ta ndalur Lille, i cili u bë kampion i Francës për herë të parë që prej vitit 2010, duke e rrëzuar nga froni gjigantin parisien.

Duke folur për Canal + rreth marrëdhënieve të tij me klubin, Mbappe tha: “Të gjithë e dinë se çfarë më lidh mua me këtë klub. Unë gjithmonë kam qenë mirënjohës ndaj presidentit dhe të gjithë trajnerëve”.

“Çfarë dua të bëj është të fitoj. Ndiej se jam aty ku mund ta bëj këtë. Në kuptimin se unë rrethohem nga një projekt i solid. Unë jetoj për futbollin, prandaj edhe projekti sportiv është jetik”, shtoi ai.

Më një kohë thashethemesh për kalimin e tij në Real Madrid, Mbappe konfirmoi se është në bisedime me klubin për vazhdimin e kontratës.

“Unë jam në bisedime me klubin, do të shohim se çfarë do të ndodhë (me kontratën). Sidoqoftë, unë jam i lumtur me katër vitet e jashtëzakonshme që i kam kaluar këtu.”

(Kosova Sot Online )