Pamje: Ylli i Arsenalit e humb një dhemb gjatë festës, bashkëlojtarët e lypin nëpër fushë

  • S.A /
  • 24 May 2021 - 11:56
Pamje: Ylli i Arsenalit e humb një dhemb gjatë festës, bashkëlojtarët e lypin nëpër fushë

Gabriel Magalhaes e humbi një dhemb në fushën e stadiumit Emirates, pasi e mori një goditje të befasishme me bërryl në fytyrë gjatë festës së futbollistëve të Arsenalit për largimin e David Luizit nga klubi.

Mbrojtësi 23-vjeçari e bëri një paraqitje shumë të mirë në fitoren e Arsenalit 2:0 kundër Brightonit në ditën e fundit të sezonit në Premierligë falë dy golave nga Nicolas Pepe. Por megjithëse nuk humbi aq duele në ndeshjen, përfaqësuesi brazilian e humbi një dhemb pak pasi topçinjtë u mblodhën në qendër të fushës për t’i thënë lamtumirë David Luizit. Por Luizin ajo ishte ndeshja e fundit në fanellën e Arsenalit, pasi 34-vjeçarit i mbaron marrëveshja me klubit në fund të muajit të ardhshëm.

Në tollovinë e krijuar kur bashkëlojtarët po e përqafonin Luizin, dikush e goditi pa dashje Gabrielin dhe më vonë ai e kuptoi se i mungonte një dhemb. Braziliani bashkë me shokët e skuadrës i kaluan gati 20 minuta duke e kërkuar dhembin e tij të humbur, i cili ishte dhemb i mbjellë. Më vonë, Gabriel shkroi në Instagram se gjithçka ishte në rregull: “Mos u brengosni miqtë e mi. E gjeta dhembin tim.

(Kosova Sot Online )