Challandes i reagon Berishës: A është profesionalizëm t’i marrësh dy kartonë të verdhë për 8 minuta?

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 13:02
Challandes i reagon Berishës: A është profesionalizëm t’i marrësh dy kartonë të verdhë për 8 minuta?

rajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën. Për këtë ndeshje nuk është ftuar Bernard Berisha, i cili reagoi me një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook. Challandes për lojtarët e pakënaqur te Kosova: Shihni Sergio Ramosin Tani ka reaguar edhe Challandes.

“Nuk lexoj mediat sociale, nuk i shoh reagimet e tyre. Unë jam trajneri, unë i bëj zgjedhjet për arsye të ndryshme dhe s’dua të flas. Çdo lojtar ka të drejtë të shkruajë e thotë çfarë të dojë. Unë kam zgjedhur lojtarë mjaftueshëm për sulmin”, tha ai. Nëse flasim për profesionalizëm siç është thënë në atë reagim, është normale që të merren dy kartonë të verdhë për 8 minuta siç ka ndodhur kundër Suedisë”.

“A është kjo arsyeja? Jo nuk është, kam zgjedhur katër lojtarë me potencial për dy pozicione e sulmuesve të krahut dhe janë lojtar që llogaris më shumë për ndeshjet e shtatorit, tetorit, nëntorit”.

(Kosova Sot Online )