Lexoni edhe:
E vodhën një veturë, e ngarkuan me dru dhe e braktisën në mal, zyrtarët e konfiskojnë automjetin
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën. Ai është pyetur edhe për Andi Zeqirën, që është ftuar te Kombëtarja A e Zvicrës. “Nuk jam i lumtur aspak që ai është te Zvicra sepse Andi është një lojtar i së ardhmes për ne. Ende asgjë nuk ka përfunduar, por mbetet të shihet. Mirëpo, kemi rastin e Albian Ajetit që zgjodhi Zvicrën, por tani nuk është në listë për Evropian”, tha Challandes.
“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon. Pastaj, ata do të marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt.
(Kosova Sot Online )