Përplaset me urën dhe futbollisti bie nga autobusi, panik gjatë festës në Turqi

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 14:38
 Përplaset me urën dhe futbollisti bie nga autobusi, panik gjatë festës në Turqi

Kocaelispor fitoi 4-0 ndaj Sakaryaspor në duelin final për t’u ngjitur në divizionin e dytë të futbollit turk.

Festë e madhe për ekipin nga Izmiri, që sezonin e ardhshëm do të garojë në 1.Lig.

Skuadra festoi me një autobus të hapur dhe problemet nuk munguan.

Një nga lojtarët e Kocaelispor, u përplas me një urë dhe u rrëzua nga autobusi.

Gjatë këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe një tjetër futbollist i skuadrës fituese, por mediat turke raportojnë se gjendja e tyre është e mirë.

(Kosova Sot Online)