Pezullohet organizimi i Copa Americas në Argjentinë, dy javë para fillimit

  • S.A /
  • 31 May 2021 - 08:58
Pezullohet organizimi i Copa Americas në Argjentinë, dy javë para fillimit

Teksa Kampionati Evropian këtë vit pritet të luhet në disa shtete dhe atë me praninë e një numri të reduktuar të tifozëve, njëjtë nuk po ndodh edhe për Copa American.

Kjo garë, e planifikuar të zhvillohet në Argjentinë është pezulluar. Kjo po ndodh për shkak se në Argjentinë situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar prandaj Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (Conmebol) ka vendosur që Kupa e Amerikës do të duhet të ndryshojë vendndodhjen vetëm dy javë para fillimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter, CONMEBOL njoftoi se do t’i analizojë ofertat nga vendet tjera që shprehin interesim për organizimin e kësaj gare.

(Kosova Sot Online )