Suksesin që s’po e arrijnë në konkurrencën e meshkujve, po e arrijnë te femrat, Barcelona fiton tripletën

  • S.A /
  • 31 May 2021 - 09:35
Suksesin që s’po e arrijnë në konkurrencën e meshkujve, po e arrijnë te femrat, Barcelona fiton tripletën

Klubi i Barcelonaës në konkurrencën e femrave ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm, duke arritur tripletën e titujve këtë fundjavë.

Skuadra e Lluis Cortes siguroi mbrojtjen e tyre të suksesshme të titullit Primera Division në maj, duke i dhënë fund sezonit me një epërsi prej nëntë pikësh ndaj rivalëve të Atletico Madrid.

Vendi i parë në kampionat do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, dhe gjigandët katalonas do të mbrojnë titullin e tyre evropian, pasi e fituan atë për herë të parë duek e mposhtur Chelsean në finalen e 2021 në Gothenburg.

Sidoqoftë, skuadra e Cortes ka arritur një sukses të ri në 24 orët e fundit, me një fitore në finalen e Copa del Reina kundër Levante në Estadio Municipal de Butarque. 

(Kosova Sot Online )