Drejtësia akoma e sunduar nga mbeturinat e sistemit komunist, Millosheviçit dhe PDK-së

Drejtësia akoma e sunduar nga mbeturinat e sistemit komunist, Millosheviçit dhe PDK-së
Drejtësia akoma e sunduar nga mbeturinat e sistemit komunist, Millosheviçit dhe PDK-së

Naim Miftari

  • 30 May 2021 - 08:21

Shkruan: Analist- Naim Miftari

Dështimi i drejtësisë në përgjithësi në Kosovë nuk është risi, pasi që  nga pas lufta kosovarët dhe disa ndërkombëtar kanë instaluar një drejtësi jo funksionale dhe drejtësi jo institucionale, sidomos kur e mbushen gjyqësinë dhe prokurorin me mbeturina komuniste si nga koha e Titos, por edhe me mbeturina te Millosheviçit. Më pas  u mbush edhe me oponentë politik, sidomos  nga PDK por edhe LDK që shtyheshin mes veti se cila anë politike  do ta mbushë më shumë me njerëz të vetë sidomos drejtësinë dhe policinë.  

Në kësi lloj ambienti në drejtësi u fut krimi i organizuar që nuk i interesonte politika por përfitimet e jashtëligjshme dhe mos dënimi i tyre. Për këtë pasojë vjen pastaj edhe vonesa mesatare mbi 8 vite për një lëndë është tregim në vete, e  të mos flasim për aferat e mëdha ose kur ndonjë politikan i fuqishëm i lidhur ngushtë me nëntokën përballej me ligjin dhe pothuajse 100% të këtyre proceseve kanë përfunduar me dështim të prokurorisë e cila duke u frikësuar nga bosët politik dhe të nëntokës qëllimisht devalvonin dhe dështonin akuzën ose dënimet ishin me kusht ose me dënim qesharak. Në anën tjetër e njëjtë gjykatat e njëjtë dhe  prokuroria tregon dorën e fort kundrejt ndonjë  qytetarit të pa krah ku dënohet rëndë shpesh herë edhe kur është  pa kurrfarë faktesh sepse me sa duket drejtësisë i duheshin vetë numra si formë e të dhënave statistikore, që dikush po dënohet kinse  rëndë, për ta fituar një bindje se në Kosovë po sundon ligji. Dështimin e lëndëve të këtij viti do ta arsyetoja me pandeminë por dështimi i 20 viteve tjera nga pas lufta nuk ka arsyetim. Drejtësia duhet të pastrohet nga mbeturinat e krimit të organizuar politik që ka futur njerëz të rrugës e servilë të tyre vetëm për ti mbrojtur bosët e tyre nga ligji. Pastrimi i gjykatave, prokurorisë,  policisë,   AKI-së por edhe diplomacisë do të jenë sfida kryesore dhe thembra e Akilit për qeverinë e Albin Kurtit. Sa do të arrij ti pastroj këto institucione nga elemente negative nuk e di por  nëse do të punohet si duhet,  si qytetar do ti mbështesim fuqishëm por nëse vazhdohet si me qeveritë e mëhershme do ti kundërshtojmë fuqishëm përsëri si qytetar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".