City pritet t’i ofrojë kontratë dy vjeçare Ramosit

  • S.A /
  • 31 May 2021 - 16:46
City pritet t’i ofrojë kontratë dy vjeçare Ramosit

E ardhmja e mbrojtësit të Real Madridit ende nuk është zgjidhur. Mediat angleze thonë se City po shikon që të transferojë një mbrojtës me përvojë në mbrojtjen e tyre. Sipas ESPN, Manchester City pritet që t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare, me kushte shumë të mira financiare.

Kampionët e Premier Ligës shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e 35 vjeçarit nëse ai nuk arrin ndonjë marrëveshje rinovimi me skuadrën nga Santiago Bernabeu. Kontrata e tanishme e Ramos në Madrid pritet që të skadojë në fund të qershorit dhe ai sapo ka refuzuar një rinovim një vjeçar të ofruar nga skuadra e Los Blancos.

(Kosova Sot Online )