S’fiton nga viti 2004, në 11 ndeshjet e fundit s’ka shënuar gol, e fundit në renditjen e FIFA’s – statistikat katastrofale të San Marinos

  • S.A /
  • 01 June 2021 - 14:14
S’fiton nga viti 2004, në 11 ndeshjet e fundit s’ka shënuar gol, e fundit në renditjen e FIFA’s – statistikat katastrofale të San Marinos

Kundërshtari i sotëm i Kosovës në ndeshjen miqësore që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, San Marino ka një ecuri aspak të mirë.Në 11 ndeshjet e fundit të zhvilluara, San Marino nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, duke regjistruar nëntë humbje dhe dy barazime 0:0. Në këto 11 ndeshje, San Marino ka pranuar gjithsej 32 gola, në një mesatare prej gati tre golave të pranuar për ndeshje. Hera e fundit kur San Marino ka shënuar gol ishte 16 nëntori i vitit 2019 në humbjen 1:3 ndaj Kazakistanit.

Ndërsa, fitorja e fundit e San Marinos është regjistruar më 28 prill 2004 ndaj Liechtensteinit me rezultat minimal 1:0. Ndër tjera, San Marino gjendet në pozitën e fundit të renditjes së FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

(Kosova Sot Online )