Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është çelës që e hapë derën e njohjeve

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është çelës që e hapë derën e njohjeve
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është çelës që e hapë derën e njohjeve

Dr. Hysni Aliu

  • 30 May 2021 - 08:20

Shkruan:ANALISTI- Hysni Aliu

Njohja nga Greqia  do e mundësonte edhe njohjen nga Qiproja, pastaj Rumania e Sllovakia, e ndoshta edhe Spanja si vend i fundit në BE që do të rezistonte në këtë aspekt. Kjo është e mundshme të arrihet nëse faktori ndërkombëtar angazhohet me seriozitet në këtë  çështje dhe nëse qeveria dhe presidenca në dy shtetet tona bëjnë të pamundurën për këto njohje.

Derisa ish presidenti Thaçi, dhe qeveritë që dirigjoheshin  nga Vuçiq me Listën Serbe, në vitet e fundit, punonin për të zvogëluar numrin e njohjeve për Kosovën, duke i shtuar q ‘njohjet, si pjesë e një strategjie të Serbisë dhe bashkëmendimtarëve   të saj, për ta bërë ndarjen e Kosovës si një fakt të kryer , tani gjërat kanë ndryshuar, dhe strategjia e perëndimit është më realiste, dhe më e kapshme për mendjen e shëndoshë. Thotë një fjalë popullore " me dhunë mundë ti marrësh dikujt diçka, pore me dhunë s’mundesh më i dhënë asgjë" , si rrjedhojë as  perëndimi,  vitet e fundit nuk kishte mundësi të përkrahte pavarësinë  e Kosovës, sepse ish presidenti dhe qeveritë e tij ishin të shantazhuara dhe dirigjuara nga Beogradi por edhe nga kriminaliteti i brendshëm. Tani, kur Kosova ka president të dinjitetshëm, të besueshëm, dhe kryeministër të dinjitetshëm e të besueshëm, dhe ku as Presidentja as Kryeministri me qeverinë nuk varen nga Lista  Serbe apo nëntoka e Ballkanit, por i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e të gjithë qytetarëve të  vendit, në këtë situatë natyrisht që edhe zhvillimet ndërkombëtare shkojnë në favor të vendit tonë, si rrjedhojë edhe në drejtim të shtimit të njohjeve për Kosovën. Unë kam thënë kohë të gjatë, që Serbia do ta njeh Kosovën si shtet, vetëm kur ta dinë që njohja  e pavarësisë së saj do të jetë më pak e dëmshme për ta se sa mosnjohja. Për të ardhur në atë pikë, duhet rrugë për të bërë, si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë sajë. Kosova duhet  të forcohet, politikisht, ekonomikisht  dhe ushtarakisht, duhet ti shtoj miqtë nëpër botë, të njëjtën duhet ta bënë Shqipëria. Ne duhet të forcohemi edhe si shtete individuale edhe si komb në tërësi duke u ofruar dy shtetet tona sa më afër njëra me tjetrën. Në këtë  aspekt faktori ndërkombëtarë, duhet të luaj një rol rrënjësor për përmirësimin e marrëdhënieve ndër shqiptare, marrëdhënie që u keqësuan rrënjësisht për shkak të projektit Thaçi Vuçiq për ndarjen e Kosovës dhe Ballkanit. Kombi shqiptar duhet  të forcohet si guri, në mënyrë që Serbia ta dinë që nëse e godet gurin me kokë, atëherë do e thyen kokën e vetë, gjë  e cila do ta bën të vetëdijesohet. Serbisë, duhet të ju fundoset çdo argument që pavarësia e Kosovës nuk është e pakthyeshme. Duhet të mbyllet çdo rrugë që e përkrahë politikën e tyre Millosheviqiane. 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, janë pika më e fortë referuese për Serbinë, po ashtu mos anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, andaj këto pika referimi për Serbinë duhet të shkrihen. Pra, krahas forcimit të dy shteteve shqiptare,  çështja e dytë duhet të jetë  përfitimi i njohjeve nga këto vende të BE së, ndërsa e treta është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si Interpol dhe UNESKO.  Çështja e katërt duhet të jetë aspekti i harmonisë fetare që mbretëron në Kosovë, e cila harmoni duhet të dokumentohet, si rrjedhojë njohja nga Vatikani dhe vizita e papës në Kosovë dhe pritja madhështore për të nga i tërë populli, do të ishte tepër thelbësore për shtet formimin tonë. Serbia çdoherë ka tentuar dhe tenton që aspektin fetar ta shfrytëzon si armën më të fortë kundër Kosovës, si rrjedhojë ne duhet  ta argumentojmë të kundërtën e tyre. Zhvillimet e fundit në lidhje  me shtetin mik Grek, kanë qenë shumë pozitive, dhe dashtë zoti që Greqia të rreshtohet krahas miqve tanë ndërkombëtar edhe me njohje të shtetit të Kosovës, ashtu siç u rreshtua  që nga viti 1990 e tutje. Në realitet, e mbaj mend që Greqia ka shfaqur dëshirën për marrëdhënie të ngushta ekonomike me Kosovën dhe hapjen e një zyre  në Athin, por siç po duket qeveritë e kaluara, kanë qenë të kërcënuara nga Vuçiq që mos të ofrohen me shtetin Grek, duke ditur se sa me peshë do të ishte  ky afrim dhe kjo njohje. Njohja nga Greqia  do e mundësonte edhe njohjen nga Qiproja, pastaj Rumania e Sllovakia, e ndoshta edhe Spanja si vend i fundit në BE që do të rezistonte në këtë aspekt. Kjo është e mundshme të arrihet nëse faktori ndërkombëtar angazhohet me seriozitet në këtë  çështje dhe nëse qeveria dhe presidenca në dy shtetet tona bëjnë të pamundurën për këto njohje. Natyrisht, që njohjet nuk vijnë falas, por ato ndërlidhen me ndonjë interes të shteteve njohëse, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme për ti bërë këto njohje të dobishme edhe për shtetet e tyre. Natyrisht që koncesionet, nuk mundë të jenë sa i përket integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë, sepse atëherë njohjet do e humbnin kuptimin. Kam lexuar diku që Greqia do ta njeh Kosovën, me kushtin që Kosova ta formon Asociacionin e Komunave  serbe, që në praktikë  do të thoshte pazare me territorin e vendit, dhe shkapërderdhje de fakto e Kosovës, një kusht i tille nuk duhet as të diskutohet e lëre që të pranohet, sepse ajo më tepër do të thoshte q ‘njohje sesa njohje. Ekzistojnë mënyra tjera për të pasur benefite nga njohja për Greqinë. Mënyra që u shfrytëzua për të na njohur Izraeli, nuk ishte e mirë dhe do të ketë pasoja afatgjatë, andaj nuk guxojmë që njohjen ta bëjmë si pazar me benefite për Serbinë, apo pazar me territore,  si Ujmanin, Trepçën, Asociacionin apo gjëra tjera. Këtyre shteteve duhet të ju ofrohen qasje maksimale ekonomike në vendin tonë, dhe në Shqipëri, e ato mundësi janë të shumta.  Presioni i faktorit ndërkombëtar, për të formuar  Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, është tepër i gabueshëm, sepse që nga fillimi ai asociacion, është menduar të jetë si pjesë e marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët, kjo është edhe arsyeja që ish presidenti Thaçi  dhe ish kryeministri Isa Mustafa, e shtuan një paragraf në marrëveshjen e vitit 2015 , ku thuhet se asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si rrjedhoje ai asociacion edhe  u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.  Formimi i këtij Asociacioni, para marrëveshjes përfundimtare, do ti ofronte mundësinë  Serbisë që si kompensim për njohje  të Kosovës,  në fazën tjetër pas formimit të këtij asociacioni ta përfitoj një Republikë serbe  edhe de jure në Kosovë dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë.  Pra edhe bashkësia  ndërkombëtare edhe Kosova, duhet të jenë tepër largpamës në këtë aspekt dhe mos ti zbrazin armët dhe mos ta shargojnë municionin para betejës përfundimtare, sepse ashtu beteja do të ishte e humbur që në start.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".