Gëzohet televizioni publik i San Marinos: Kundër Kosovës e rigjetëm rrugën e golit

  • S.A /
  • 02 June 2021 - 15:50
Gëzohet televizioni publik i San Marinos: Kundër Kosovës e rigjetëm rrugën e golit

Televizioni shtetëror i San Marinos, RTV, i ka kushtuar rëndësi qendrore golit të vetëm të shënuar nga ekipi i vet kombëtar në humbjen e thellë 4:1 kundër Kosovës, të mërkurën në një ndeshje miqësore në Prishtinë.

San Mario po vinte në miqësoren kundër Kosovës në kërkim gati katërvjeçar të golit në udhëtim.

Pritej së gjatë për ta shijuar të paktën një gol në terrenin e huaj për San Marinon i dha fund David Tomassini, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 85-të në Fadil Vokrri, atëherë kur Kosova i kishte shënuar tashmë katër gola përmes të pandalshmit Vedat Muriqi.

Se sa i rëndësishëm ishte ai gol për San Marinon, megjithëse nuk kishte aspak vlerë, tregon festa e Tomassinit me shokë në fushë dhe reagimi i televizionit shtetëror të San Marinos.  Në raportin për ndeshjen e kombëtares së vet në Prishtinë, RTV-ja i dha rëndësi faktit se San Marino kishte së shënuar në udhëtim më në fund.

“Katërgolëshi i Muriqit e ndëshkon ekipin kombëtar të San Marinos, por bardhekaltrit e rigjetën rrugën e golit si mysafirë pas gati katër vjetëve. Këtë herë ishte David Tomassini, i cili shënoi në humbjen 4:1 në miqësoren kundër Kosovës dhe e gjen gëzimin me ekipin kombëtar”, e përshkruan televizioni publik RTV golin e shënuar nga

Hera e fundit para vizitës në Prishtinë që San Marino e kishte shënuar një gol si mysafir ishte në vitin 2017 në humbjen 5:1 kundër Azerbajxhanit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Që prej atëherë, kombëtarja nga Evropa Jugore i kishte pësuar 13 humbje dhe një barazim, duke i pranuar 65 gola pa e shënuar asnjë vetë

(Kosova Sot Online )