Ibrahimovic: “Donnarumma mund të ishte Maldini i ri në Milan”

  • S.A /
  • 04 June 2021 - 10:08
Ibrahimovic: “Donnarumma mund të ishte Maldini i ri në Milan”

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan, beson se Gigi Donnarumma po gabon me largimin nga Kuqezinjtë.

Ai është në fundin e kontratës dhe gjatë verës do të largohet si lojtar i ri.

Duke folur për Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic tha: “Ai është portieri më i mirë në botë, më besoni, mund të ishte bërë Paolo Maldini i ri në Milan”, tha Ibra.

PSG, Manchester United dhe Juventus e duan portierin, që më shumë raportohet se po shkon në Paris. 

(Kosova Sot Online )