Xhaka është gati për “Euro 2020”

  • S.A /
  • 04 June 2021 - 12:14
Xhaka është gati për “Euro 2020”

Zvicra i ka nisur në mënyrën më të mirë përgatitjet për Kampionatin Evropian. Me shqiptarët në formacion, të enjten Zvicra arriti që ta mposhtë 7-0 Lihtenshtajnin, duke treguar se janë gati për “Euro 2020”.

“Përgatitjet shkuan mirë, ka mbetur edhe një javë (për Euro 2020)”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Xhaka luajti 45 minuta në këtë miqësore, u inkuadrua në pjesën e dytë. Derisa Shaqiri dhe Mehmeti 45 minuta të pjesës së parë. Zvicra gjendet në Grupin A me Italinë, Uellsin dhe Turqinë.

Ndeshjen e parë, Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi me shokë do ta luajnë me 12 qershor kundër Uellsit. 

(Kosova Sot Online )