Zyrtare: Tuchel te Chelsea deri më 2024

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 14:49
 Zyrtare: Tuchel te Chelsea deri më 2024

Edhe zyrtarisht Thomas Tuchel ka zgjatur kontratën me kampionin e Evropës, Chelsean.

“Thomas Tuchel ka zgjatur kontratën deri më 2024”, ka shkruar klubi në Twitter.

Tuchel zëvendësoi të shkarkuarin, Frank Lampard, derisa ai vet u shkarkua nga Paris Saint Germain.

Por, Chelsea ia besoi detyrën dhe për një kohë të shkurtër, nga një situatë të vështire që e mori ekipin, arriti ta bëjë kampion të Evropës duke e mundur në finale të Champions League Manchester Cityn.

Ai kishte nënshkruar fillimisht kontratë një vjeçare, por në pak muaj dëshmoi se mund të arrijë gjëra të mëdha me Londinezët që tani e kanë shpërblyer.

Për zgjatjen e kontratës së tij, Tuchel tha: “Nuk mund të imagjinoj një rast më të mirë për rinovimin e kontratës. Jam mirënjohës për përvojën dhe jam shumë i lumtur që qëndroj pjesë e familjes Chelsea”.

“Është fillimi i shumë të mirave që kanë për të ardhur dhe po shohim para me shume mbicie”.

(Kosova Sot Online)