Xavi zbulon një sekret të madh: “Ja pse e kam refuzuar dy herë Barcelonën”

  • S.A /
  • 05 June 2021 - 11:40
Xavi zbulon një sekret të madh: “Ja pse e kam refuzuar dy herë Barcelonën”

Xavi Hernández e ka refuzuar dy herë Barcelonën. Këtë e ka konfirmuar vet legjenda e katalunasve.

“Unë i kam thënë dy herë jo Barcelonës… dhe kjo është shumë e vështirë”, tha Xavi.

Sido që të jetë, ai nuk e mohon që ëndrra e tij është të ulet në stol në Camp Nou: “Ndihem më i përgatitur se ditën e parë, jam i hapur”.“Nuk jam duke mashtruar askënd; Po përgatitem për këtë, por tani për tani duhet të respektoni Koemanin; një legjendë e klubit me një vit më shumë kontratë”.

Xavi po përgatitet që të marrë drejtimin e Barcelonën në verën e vitit 2022. 

(Kosova Sot Online )