
Lexoni edhe:
“Nikli” ndahet edhe me Dabiqajn
Drenica dhe trajneri Sami Sermaxhaj i kanë ndarë rrugët, pasi nuk kanë arritur të bien në ujdi për vazhdimin e kontratës për sezonin e ri 2021/22, njofton klubi nga Skenderaj.
Sermaxhaj e mori drejtimin e skuadrës drenicase në mars të vitit 2020 dhe e shpëtoi klubin nga rënia prej Superligës për pak.
“Nikli” ndahet edhe me Dabiqajn Lexoni edhe:
Drenica e tij e përfundoi sezonin 2020/21 në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Trepçën ’89, e cila ra në Ligën e Parë.
Drenica njoftoi në rrjetet sociale se është ndarë me Sermaxhajn, duke i dhënë fund bashkëpunimit njëvjeçar.
Në një njoftim në Facebook, Drenica shkroi: “Klubi dhe Sermaxhaj, nuk vazhdojnë bashkëpunimin! Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.
Derisa e falënderoi Sermaxhajn për kontributin dhe angazhimin e dhënë për klubin gjatë një sezoni, Drenica njoftoi se do ta kërkojë një trajner të ri pa humbur kohë.
“Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022”, thuhet tutje në njoftim.
(Kosova Sot Online)