Mayweather tenton të arsyetojë paraqitjen shokuese ndaj Logan Paul – thotë se ai tashmë nuk është 25 vjeçar

  • S.A /
  • 07 June 2021 - 16:31
Mayweather tenton të arsyetojë paraqitjen shokuese ndaj Logan Paul – thotë se ai tashmë nuk është 25 vjeçar

Floyd Mayweather ka tentuar të arsyetojë paraqitjen e tij në meçin ekzibicional ndaj Logan Paul.

Edhe pse ishte një përballje për t’i kënaqur shikuesit, dyshja nuk ishin as afër qëllimit për të cilin ishin futu në ring. Amerikani ka tentuar që të arsyetojë atë paraqitje të dobët, duke thënë se ai tashmë nuk është as 21 e as 25-vjeçar.  “Nuk e di çfarë na sjell e ardhmja (për pensionimin”, ka thënë fillimisht Mayweather.

“Do të bisedoj me ekipin dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë më pas”.  “Ju duhet ta kuptoni se kam qenë në këtë sport për 25 vite. E kuptoj se nuk jam më 21 apo 25 vjeçar”.

“Kisha kënaqësinë në këtë meç dhe të dy tentuam të luftojmë shumë dhe t’i kënaqim shikuesit dhe të pranishmit në sallë”, ka shtuar më tej ai.

(Kosova Sot Online )