Spanja ‘pushtohet’ përsëri nga COVID-19 pak ditë para startit të Euro 2020

  • s. /
  • 08 June 2021 - 16:30
Spanja ‘pushtohet’  përsëri nga COVID-19  pak ditë para startit të Euro 2020

Përgatitjet e Spanjës për Euro 2020 janë në mëdyshje pasi kapiteni Sergio Busquets rezultoi pozitiv me COVID-19 pak ditë më parë.

Mesfushori dhe shokët e tij të La Roja barazuan 0-0 me Portugalinë në një miqësore gjatë fundjavës së kaluar, por doli që asi i Barcelonës ishte infektuar nga virusi në testimet e fundit që u bënë të dilenë.

Pjesa tjetër e skuadrës dhe trajnerëve të gjithë u testuan negativisht, por shkaku që ata ishin në kontakt të ngushtë me Busquets, atyre gjithashtu u kërkohet të izolohen dhe për këtë arsye janë stërvitur ndaras. Kjo do të thotë që ndeshja përfundimtare e planifikuar për miqësore para Euro 2020 me Lituaninë në Leganes do të shohë lojtarët e Spanjës U21 të futen në përballje – ndërsa trajneri Luis De la Fuente do të marrë drejtimin e skuadrës në vend të Luis Enriques.

Përveç kësaj, Spanja ka krijuar një “vija kufizuese” në rast se mbërrijnë teste të mëtejshme pozitive dhe ata duhet të bëjnë zëvendësime me lojtarë të tjerë.

Të hënën në mëngjes, u njoftua se portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është bërë anëtari i gjashtë i kësaj ‘vije kufizuese’, duke iu bashkuar sulmuesit të Leeds, Rodrigo Moreno, Pablo Fornals të West Hamit, mesfushorit të Valencias, Carlos Soler, anësorit të Celta Vigos, Brais Mendez dhe mbrojtësit të Villarrealit, Raul Albiol, që po stërviten ndaras.

 

(Kosova Sot Online )