Meunier tregon bisedën me Perez, e fajësoi për lëndimin e Hazardit

  • S.A /
  • 11 June 2021 - 09:19
Meunier tregon bisedën me Perez, e fajësoi për lëndimin e Hazardit

Thomas Meunier është fajësuar dhe edhe sot, vazhdon të fajësohet për ngecjen e Eden Hazard me fanellën e Real Madridit.

Hazard e nisi aventurën te Reali me lëndime, pasi 24 orë para startit të La Ligës, ai u dëmtuar dhe u desh të presë tri ndeshje për të debutuar me fanellën e Madridit pas transferimit nga Chelsea për më shumë se 100 milionë euro.

Pogba: “PSG? Nuk e kam numrin e Al-Khelaifit, agjenti merret me këto punë”

Sido që të jetë, lëndimi më i rëndë erdhi më vonë, me datë 26 nëntor të vitit 2019, kur Real barazoi 2-2 me PSG në “Santiago Bernabeu”.

Meunier, në vend të topit goditi kyçin e këmbës së Hazard, i cili pavarësisht se tashmë pothuajse dy vite është operuar në atë vend, vazhdon të çalojë dhe ketë probleme.

Reklamë

Perez i zemëruar, menjëherë ishte takuar atë ditë me belgun që dëmtoi bashkëkombësin e tij, i cili ka zbuluar tani bisedën që kishte me presidentin e Realit.

“Pas ndeshjes isha në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe takova presidentin e Real Madrid, Florentino Perez. Iu afrova dhe e prezantova, duke i thënë “kënaqësi” (që u takuam). Më pas ai nisi të fliste me mua frëngjisht. Nuk e dija se fliste frëngjisht”.

“Më tha: Kënaqësi?! A e kupton se më dëmtove Hazard? Dhe tani thua kënaqësi! Pastaj u përgjigja se nuk ishte faji im dhe se Hazard ishte i dëmtuar, por vazhdimisht këmbëngulte se e dëmtova unë atë”, u shpreh Meunier. 

(Kosova Sot Online )