Wijnaldum tregon pse zgjodhi PSG-në para Barcelonës

  • S.A /
  • 11 June 2021 - 09:24
Wijnaldum tregon pse zgjodhi PSG-në para Barcelonës

Georginio Wijnaldum zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain.

Holandezi arriti në Paris me kosto zero pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin. 30-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Raportohej se është shumë afër transferimit në Barcelonë, por në fund zgjodhi PSG-në dhe do të fitojë 10 milionë euro neto në çdo sezon deri më 2024, plus bonuse.

Ai thotë se vendosi të shkojë në PSG shkaku skuadrës që ata kanë dhe trajnerit, që Wijnaldum e njeh shumë mirë.

“PSG ka një skuadër shumë të mirë, lojtarë të shkëlqyer, një trajner të mirë me të cilin kam folur para transferimit. Ne e njohim njëri tjetrin tash e disa vite”, tha Wijnaldum.

“Si futbollist, ju gjithmonë dëshironi të luani me lojtarët më të mirë dhe nëse e shikoni skuadrën, shoh lojtarë të talentuar dhe lojtar të mëdhenj”.

“Gjithashtu kanë një trajner që i bën futbollistët më të mirë dhe i bashkon për të krijuar një skuadër të fortë. Kam ardhur këtu për të shkruar histori me një klub fantastik”. 

(Kosova  Sot Online )