“Kurrë s’do t’i bëja presion Mbappes për të qëndruar në PSG”

  • S.A /
  • 11 June 2021 - 13:44
“Kurrë s’do t’i bëja presion Mbappes për të qëndruar në PSG”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se pavarësisht dëshirës për të qëndruar në PSG, ai kurrë s’do t’i bënte presion Kylian Mbappes për të ardhmen.

Mbappe vazhdon të refuzojë rinovimin me PSG-në për shkak të dëshirën për të luajtur në Real Madrid, por tani për tani nuk është aspak situatë e lehtë, me numrin një të Parisit, Nasser Al-Khalifi, që po insiston të mos e shesë për asnjë çmim.

Për të ardhmen e Mbappes ka folur edhe Macron i Francës, i cili pavarësisht dëshirës që ka që Mbappe të qëndrojë në PSG, ai do të respektoj çdo vendim të 22-vjeçarit.

“Është e rëndësishme që Mbappe të qëndrojë në PSG, për klubin dhe kampionatin”, tha ai fillimisht.

“Unë kurrë s’do t’i bëja presion një lojtari për të ardhmen e tij, për ekipin e tij. Janë vendime shumë personale, shumë intime që unë e respektoj”. 

(Kosova Sot Online )