Hajde e paqi me faqe të zezë!

Hajde e paqi me faqe të zezë!
Hajde e paqi me faqe të zezë!

Adil Fetahu

  • 11 June 2021 - 11:27

Shkruan: Adil Fetahu

Në datën e 143-vjetorit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878), kur kryetarja e shtetit të Kosovës (shtet u thënçin këtij) bënë vizita në Skandinavi, kryeministri në Tiranë, ndërsa krye parlamentari në Prizren flet për Lidhjen e Prizrenit, lugetërit e Kishës Ortodokse të Serbisë, bëjnë maskaradën e tyre diabolike në zemër të Prishtinës, promovojnë liturgjinë e tyre, fillestare, në objektin e turpit të tyre dhe tonin, të quajtur Kisha e Shën Spases, apo ashtu disi, e ndërtuar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kohen e regjimit të dhunshëm të Serbisë në Kosovë (1990-1999), kur rektor i dhunshëm i Universitetit ishte antishqiptari më i flaktë, Radivoje Papoviqi, ndërsa në kreun e Kishës ishte luciferi i ndytë - popi Pavle.

Disa herë kam botuar shkrime në gazetat tona, në të cilat atë objekt destinuar për kishe ortodokse, në Kampusin Universitetit, e kam quajtur objekti i turpit, kam sugjeruar rrënimin e tij, sa s'ka filluar të funksionojë, sepse jo vetëm se kisha nuk e ka vendin aty, por se nëse nuk rrënohet objekti, do t'ia shohim sherrin jetë e mot. Në shkrimet e mia kam argumentuar aspektet juridike të paligjshmërisë së ndërtimit të kishës në Kampusin e Universitetit, se lejen e kanë dhënë organet e dhunshme serbe të Komunës së Prishtinës dhe të Universitetit të Prishtinës, në bazë të ligjeve dhe vendimeve të pushtetit okupues, se ajo kishë është ndërtuar për qëllime politike-strategjike, e jo për qëllime fetare.

Dhe ja tash doli ajo qe e kam alarmuar sa e sa here, por organet tona legjitime, te nivelit komunal dhe qendror, për hesape te tyre nuk e zgjidhen problemin kur kishin mundësi. Me liturgjinë e sotme qe u mbajte ne atë objekt, u be inaugurimi zyrtar i saj, dhe tash pritni varg e vi popa serbe kah sillen e sorollaten brenda dhe jashtë saj. Se shpejti atë do ta shenjtërojë edhe patriarku i KOS, i cili pritet te vjen te inaugurohet ne Patrikanën e Pejës, dhe "en pasent" ta vizitoje e ta "vulose “edhe këtë kishe ne Qendër te Universitetit te Prishtinës.

Dita e sotme ishte dite turpi për shtetin e Kosovës (nëse këtij mund t'i thuhet shtet)! E paçi dhe e barteshi me faqe te zeze Kishën Ortodokse Serbe - ne zemër te Universitetit te Prishtinës! Haram ju qofshin diplomat e këtij Universiteti atyre personave nga garniturat udhëheqëse, te cilët eshte dashur ta evitojnë këtë turp e këtë sherr, por nuk kane vepruar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".