Mbappe lëshon bombën: “Në PSG apo Madrid? Nuk e di përgjigjen”

  • S.A /
  • 12 June 2021 - 09:58
Mbappe lëshon bombën: “Në PSG apo Madrid? Nuk e di përgjigjen”

Kylian Mbappe, sulmuesi i Paris Saint Germain, ka dhënë sinjale të qarta sa i përket të ardhmes.

Ai kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe ka lëshuar bombën të premten, duke thënë se nuk e di nëse PSG është vendi më i mirë për të. “Unë e di që një projekt me ose pa mua është i ndryshëm për PSG-në. Por ata i kuptojnë kërkesat e mia sepse e dinë që unë nuk do të bëj një lëvizje si një tradhti. Të jesh një lojtar i shkëlqyer gjithashtu është që të bësh gjëra të pastra si brenda ashtu edhe jashtë i fushës”, ka thënë Mbappe, një mesazh i fortë dhe i qartë për presidentin e PSG-së, Al-Khelaïfi, në revistën “France Football”.

Reprezentuesi francez foli për të ardhmen e tij, duke shtuar se ai nuk e di ende se cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm.

“Unë duhet të marr vendimin e duhur, edhe pse është e vështirë, por duhet të marrë një vendim më të mirë për mua. Tani për tani jam në një vend që më pëlqen dhe ndihem mirë. Por a është ky vendi më i mirë për të qenë? Unë ende nuk e di përgjigjen”, shtoi francezi.

(Kosova Sot Online )