Kjo s’kishte ndodhur kurrë në histori të një Kampionati Evropian

  • S.A /
  • 12 qershor 2021 - 10:02
Kjo s’kishte ndodhur kurrë në histori të një Kampionati Evropian

Goli i parë i turneut ishte më ndryshe prej kur ka nisur të zhvillohet kjo garë, që nga viti 1960. Merih Demiral e dërgoi topin në rrjetën e tij, duke hyrë në histori pasi për herë të parë goli i parë hapës i një Evropiani është autogol.

Ka nisur Kampionati Evropian i shtyrë për vitin 2021 shkaku i pandemisë që paralizoi për shumë muaj gjithë botën.Itali vs Turqi ishte ndeshja e parë e Euro 2020 që u zhvillua në Olimpico të Romës.

Të besuarit e Roberto Mancinit e fituan këtë ndeshje me rezultat të pastër, 3-0.

Goli i parë i turneut ishte më ndryshe prej kur ka nisur të zhvillohet kjo garë, që nga viti 1960.

Merih Demiral e dërgoi topin në rrjetën e tij, duke hyrë në histori pasi për herë të parë goli i parë hapës i një Evropiani është autogol.  Nga ora 15:00, do të zhvillohet ndeshja tjetër në Grupin A, në mes të Zvicrës dhe Uellsit. Nga minuta e parë për Zvicrën pritet të zbresin në fushë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi. 

(Kosova Sot Online )