Adesanya mposht Vettorin dhe mbron titullin në peshat e mesme në UFC

  • S.A /
  • 14 June 2021 - 09:37
Adesanya mposht Vettorin dhe mbron titullin në peshat e mesme në UFC

Isreali Adesanya ka arritur të mbroj titullin në peshat e mesme pasi ka fituar ndaj Marvin Vettori në UFC 263.

Adesanya ka arritur të rikthehet të fitoret, pas humbjes nga Blachoëicz në një super-meç të zhvilluar më 7 mars në UFC 259 në UFC APEX në Las Vegas, Nevada.

Luftëtari nigerian ka arritur të ri-konfirmohet si mbret i peshës së vet, pasi ka fituar në ngjarjen kryesore të zhvilluar në Gila River Arena në Glendale të Arizona ndaj Vettorit.

Adesanya zhvilloi një super-meç duke arritur ta mposht me dominim Vettorin pas tri raundeve të zhvilluara. Nigeriani fitoi ndeshjen me vendim unanim të gjyqtarëve (50-45, 50-45, 50-45). Pas kësaj fitore, Adesanya vazhdon rekordin pozitiv me 21 fitore dhe 1 humbje nga 22 ndeshje.

(Kosova Sot Online )