Polonia përballet me Sllovakinë në Saint Petersburg, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 14 June 2021 - 10:24
Polonia përballet me Sllovakinë në Saint Petersburg, formacionet e mundshme

Sot do të startojnë edhe ndeshjet e Grupit E në Kampionatin Evropian. Ndeshja e parë në këtë grup zhvillohet në Saint Petersburg të Rusisë. Kombëtarja e Polonisë në cilësinë e skuadrës vendase do të përballet me Kombëtaren e Sllovakisë. Polakët janë favorit në letër dhe duan tri pikët e para në evropian.

Në anën tjetër sllovakët futen në këtë takim për të shkaktuar befasi. Ky takim luhet në Gazprom Arena të Saint Petersburgut me fillim nga ora 18:00. Formacionet e mundshme: Formacioni i mundshëm i Polonisë: Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek, Puchacz; Jozwiak, Krychowiak, Zielinski, Moder; Kownacki, Lewandowski

Formacioni i mundshëm i Sllovakisë: Dubravka; Pekarik, Skriniar, Satka, Hubocan; Duda, Kucka, Hrosovsky, Hamsik, Mak; Bozenik.

(Kosova Sot Online )