Portieri i poshtëron veten, pasi e shënon njërin prej autogolave më qesharak në histori

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 09:26
Portieri i poshtëron veten, pasi e shënon njërin prej autogolave më qesharak në histori

Portieri i Haitit, Josue Duverger, është poshtëruar pasi ka shënuar autogol në humbjen e ekipit të vet kombëtar 2:0 kundër Kanadasë, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të martën.

Duverger, i lindur në Kanada, shënoi në portën e vet në përpjekje për ta larguar një top të kthyer mbrapa nga një bashkëlojtar i tij, duke i dhënë epërsinë prej 1:0 Kanadasë.

Pasi topi i kaloi mes këmbëve, portieri u përpoq ta largojë atë nga vija e portës, por këmba e tij e majtë e shtyu topin në rrjetë pa dashje  në çastet e fundit të pjesës së parë.

Ai i kishte bërë disa pritje të rëndësishme deri në ato çaste, duke mos lejuar që Haiti të pësonte.

Kanadaja shënoi edhe një herë në pjesën e dytë dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4:0 pas dy ndeshjeve, kaloi në rundin e tetë më të mirëve në kualifikimet e Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe të Karaibeve. 

(Kosova Sot Online )