Deschamps: Fituam një betejë lufte, Low: Kualifikohemi në 2 ndeshjet e ardhshme

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 11:16
Deschamps: Fituam një betejë lufte, Low: Kualifikohemi në 2 ndeshjet e ardhshme

Didier Deschamps dhe Joachim me humore të kundërta. Në supersfidën e grupit F të Euro 2020 mes Francës dhe Gjermanisë që u luajt në Mynih triumfoi klasi dhe forca fizike franceze përballë grintës dhe dëshirës për të bërë mirë të kombëtares së pancerave. Në konferencën pas ndeshjes trajneri i gjelave Didier Deschamps u shfaq i buzëqeshur për suksesin minimal që arriti skuadra e tij me atë autogol të Mats Hummels në pjesën e parë ndaj Gjermanisë së Low.

“Luajtëm një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të shkëlqyer si Gjermania. Ishte si një betejë lufte. Mund të kishim nxjerrë disa topa më mirë dhe të kishim dhenë disa pasime më të sakta, por ishte një sfidë shumë e vështirë. Kjo ndodhi për shkak të vështirësisë së të pasurit përballë një skuadër si ata. Gjithmonë kanë qenë të vështirë për të manovruar, por në ishim në gjendje të përfitonim”, u shpreh Deschamps.

Ndërkohë Joachim Loë pavarsisht disfatës u shfaq optimist mbi mundësitë që ka Gjermania për të rregulluar gjithçka në dy ndeshjet e ardhshme dhe për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2020.

Reklamë

‘’Ka ende dy ndeshje në të cilat ne mund të rregullojmë gjithçka dhe të gjejmë kualifikimin. Ishte një ndeshje intensive, ne u përpoqëm të luftonim deri në fund, por një autogol vendosi ndeshjen. Nuk mund ta fajësojmë Hummelsin, ishte thjesht fat i keq. Nuk ishte e lehtë ta largoje atë top’’, deklaroi Low.

Gjermania në ndeshjen e ardhshme do të sfidojë Portugalinë po në Alianz Arena të Mynihut të shtunën ndërkohë që Franca do të përballet me Hungarinë vendase në Puskas Arena stadiumi i vetëm ku ndeshjet e Euro 2020 luhen në kapacitet të plotë. 

(Kosova Sot Online )