Rudigeri e kafshoi, por Pogba ia fal dhe kërkon që ai të mos pezullohet për këtë veprim

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 12:54
Rudigeri e kafshoi, por Pogba ia fal dhe kërkon që ai të mos pezullohet për këtë veprim

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, ka thënë se e ka falur mbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Rudiger, për kafshimin në shpinë gjatë ndeshjes së Euro 2020 të martën mbrëma dhe se nuk dëshiron që miku i tij të pezullohet për atë veprim. Gjatë një lufte për top në fund të pjesës së parë, Rudigeri e afroi fytyrën në shpinën e Pogbas para se ta mbërthente francezin me duar rreth gjoksit.

Pogba protestoi te gjyqtari, i cili nuk e ndali lojën fare dhe as VAR-i nuk ndërhyu për ta rishikuar rastin.

Duke folur pas ndeshjes, Pogba e pranoi se u kafshua nga ylli gjerman, por tha se nuk ishte asgjë serioze dhe tashmë i përkonte të kaluarës.

“Ne jemi miq. Kjo nuk është asgjë e madhe. Mendoj se i keni parë pamjet në TV, tani ka mbaruar, i takon të kaluarës”, tha Pogba pas ndeshjes.

“Unë nuk vajtoj për të nxjerr karton të verdhë apo të kuq për veprime të tilla. Ai më kafshoi pak, mendoj. Ne njihemi që një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Pogba nuk do që Rudigeri të vuajë pezullim për këtë: “E ndjeva kafshimin dhe i tregova gjyqtarit. Ai e mori vendimin. Rudigeri nuk u mori karton dhe mendoj se kështu është më mirë. Nuk dua që ai të pezullohet për këtë”. 

(Kosova  Sot Online )