Lojtarët e Finlandës i dërguan mesazh Eriksenit para takimit me Rusinë

  • S.A /
  • 16 qershor 2021 - 16:40
Lojtarët e Finlandës i dërguan mesazh Eriksenit para takimit me Rusinë

Lojtarët e Finlandës i dërguan mesazh mbështetës Christian Eriksenit gjatë ngrohjes para takimit të tyre me Rusinë në Euro 2020 pasditen e sotme.

Katër ditë pasi Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë gjatë disfatës së Danimarkës kundër Finlandës, e tërë skuadra e Markku Kanerva doli në fushë nga tuneli e veshur me fanella me mbishkrimin “Shërbim të shpejtë Christian!”, në nderim të mesfushorit.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares.

Ai u shpëtua mrekullisht nga mjekët e ekipit kombëtar të Danimarkës që i dhanë tretman emergjent në fushë dhe tani ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

29-vjeçari njoftoi se ndihet mirë, por do të vijojë të qëndrojë në spital për t’iu nënshtruar testeve shtesë për ta mësuar shkaktarin që çoi deri tek arresti kardiak.

Mesfushori i Interit është vërshuar me mesazhe përkrahëse nga e gjithë bota dhe Finlanda e nderoi para takimit të së mërkurës pasdite. 

(Kosova Sot Online )