Lajmi i fundit: Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter në zemër

  • S.A /
  • 17 June 2021 - 10:39
Lajmi i fundit: Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter në zemër

Christian Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter i implantueshëm në zemër, pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë në një ndeshje të Euro 2020 të shtunën, ka konfirmuar mjeku i Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen.

Defibrilatori kardioverter i implantueshëm (ICD) është një pajisje e vogël elektronike e lidhur me zemrën. Përdoret për të monitoruar dhe ndihmuar vazhdimisht në rregullimin e problemeve elektrike potencialisht të shpejtë dhe kërcënuese për jetën me zemrën.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares.

Ai u dërgua më pas në Rigshospitalet, një spital afër stadiumit Parken në Kopenhagë, ku ndodhet i shtrirë që prej atëherë.

Boesen tha se Erikseni kishte “vdekur”, por tretmani i shpejtë mjekësor në fushën e lojën dhe më pas nga stafi mjekësor bëri që ai të rikthehej.

Duke folur të enjten për gjendjen e tij shëndetësore, Boesen tha: “Pasi Christiani ka kaluar nëpër ekzaminime të vështira të zemrës, është vendosur që ai duhet të këtë një ICD. Ky mjet është i nevojshëm pas arrestit kardiak, për shkak të çrregullimeve të ritmit të zemrës”.

(Kosova Sot Online )