Cristiano Ronaldo e ndjek një artiste shqiptare në rrjete sociale

  • S.A /
  • 17 June 2021 - 11:55
Cristiano Ronaldo e ndjek një artiste shqiptare në rrjete sociale

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, për vite me radhë është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, e që ai është sportisti më i ndjekur në rrjetin social “Instagram” duke numëruar afër 300 milionë ndjekës.

Para disa ditësh, Ronaldo theu dy rekorde duke u bërë futbollisti i vetëm që luan pesë herë radhazi në garën e Evropianit dhe falë dy golave kundër Hungarisë, 11 në total, u bë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianit duke e lënë pas Micheal Platinin me nëntë gola.

Rekordin që mban ai në rrjetin social “Instagram” me rreth 300 milionë ndjekës, ndjek vetëm 476 persona e që një nga ta është edhe një artiste shqiptare. Ajo është artistja me famë botërore, Rita Ora, e cila ndiqet nga 16 milionë ndjekës e njëri nga ta është edhe portugezi, i cili ka katër fëmijë. Po ashtu, Ronaldo është njëri ndër sportistët më të paguar në botë.

(Kosova Sot Online )