Golashënuesit më të mirë në “Euro 2004”, 2008, 2012 dhe 2016, kush do të shpallet në “Euro 2020”?

  • S.A /
  • 18 qershor 2021 - 14:19
Golashënuesit më të mirë në “Euro 2004”, 2008, 2012 dhe 2016, kush do të shpallet në “Euro 2020”?

“Euro 2020” ka nisur tashmë dhe spektakli nuk po mungon, për shkak edhe të prezencës së tifozëve, diçka që iu kishte munguar të gjithëve për më shumë se një vit, për shkak të pandemisë.

Tetë futbollistë deri më tani janë në krye të golashënuesve më të mirë në këtë Kampionat Evropian, kanë shënuar nga dy gola – mesin e tyre edhe favoritët në këtë “Euro 2020”, Romelu Lukaku, Cristiano Ronaldo e Ciro Immobile me Italinë që mund të shkojë larg. Do të jetë në Evropian lufte mes sulmuesve për Këpucën e Artë këtë Evropian, por kush ka triumfuar që nga viti 2000?

Në Euro 2000, Patrick Kluivert i Holandës ishte më i miri me 5 gola. Në Euro 2004 çmimin e mori Milan Baros me pesë gola, më 2008 David Villa me 4 gola, më 2012 Fernando Torres me tre gola për Spanjën që triumfoi ashtu si në vitin kur Villa u shpall golashënuesi më i mirë.

Derisa në Evropianin e 2016-ës, ku Franca ishte favorite për ta fituar, Antoine Griezmann shkëlqeu me gjashtë gola, por në fund triumfoi Portugalia, duke e mundur në finale Francën.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian dhe ka fituar shumë çmime, por asnjëherë në pesë paraqitje në Euro, s’ka qenë golashënuesi më i mirë dhe do të tentojë të triumfojë këtë vit, që sipas të gjitha gjasave, duke parë moshën 36, do të jetë Evropiani i fundit për të. 

(Kosova Sot Online )